Friday, November 14, 2014

Subjekti : Eugjen Onjegini - Pushkin


Kjo vepër mbështëtet mbi tre personazhe kryesore: dy djem djaloshi aristokratik Eugjen Onjegin, që vjen sallonet mondane te kryeqytetit, dhe poeti romantik Vladimir Lenski, i ri aristokrat nga provinca: dy vajza, motrat Tatjana dhe Ollga Larina, qe banojne ne nje province me Lenskin, te fejuarin e Ollges. Dy motrat kane natyre te ndryshme nga njerea-tjetra: Ollga është nje vajze e gjalle e capkene, kurse Tatjana shpirtbute e elankolike. 


Nga ana tjeter Onjegini është nje i ri i edukuar sipas modes se aristokracise franceze te gjysmes se pare te shekullit XIX, ai paraqitet si nje "dandi" skeptik, egoist, disi i zymte dhe i velur nga jeta, meqenese ndihet i papershtatshem me mjedisin ku është rritur dhe disi i "tepert". Onjegini ka ardhur nga Peterburgu per te kaluar veren ne province, ku ka pronat e familjes. Ketu ai ze miqesi me Lenskin i cili e prezaton motrave Larina.

Tatjan bie menjehere e dashuri me djaloshin e ri dhe nuk pret qe ky tja shprehe dashurine, por ajo e hedh vete hapin e pare dhe ia shpreh dashurine Onjeginit ne nje leter te mrekullueshme, ku shfaqet tere ndjeshmeria dhe bota shpirterore e vashes se re. Onjegini ia kthen pergjigjen me nje leter te ftohte e moralizuese, duke i kujtuar asajt se nuk është e udhëS qe një vashë e re të verbohet nga pasioni.
Gjate nje balloje te organizuar mes te rinjsh, Onjegini per te kaluar kohen, vendos te provoje nese është i zoti ti fitoje zemren Ollges. Mbas letres se Tatjanes, Onjegini i pandeh mendje lehta te gjitha vashat e provinces dhe i duket vetja superior dhe beson se cdo vajze është gati te lere koken per te.

Kjo loje nuk i pelqen Lenskit,i cili e sfidon Onjeginin ne duel.Onjegini edhe pse perpiqet ti mbushe mendjen Lenskit qe te mos e zhvillojne duelin nuk ia del dot.Dhe Onjegini i stervitur mire na artin e shpates e vret Lenskin. Mbash shum peripecish dhe nje kohe te gjate, Onjegini kthehet ne Shen-Peterburg dhe nis te frekuentoje serish jeten e salloneve mondane.Mbas disa kohesh ai degjon per nje grua nga hiret e saj shnerrisnin te gjithe sallonet dhe nuk ishte tjeter vecse Tatjana te cile ai dikur e kishte perbuzur.


Tani është rradha e Onjegint te ndjeje nje dashuri te cmendur per Tatjanen. Ai e ka kuptuar se dashuria e sinqerte është gjeja me e cmuar ne jete dhe ky zbulim ia heq si me magji merzine e dershperimin, duke e mbushur jeten e tij me nje qellim te larte. Vecse me kot i pergjerohet Tatjanes, ai qe kishte qene aq i ftohte ndaj pergjerimeve te saj.

Derisa nje dite prej ditesh ai arrin ta gjeje te vetme Tatjanes te falur Tatjanes per qendrimin e tij te dikurshem, gjithe duke i pohuar se dashuron,se kurre nuk kishte rreshtur se dashuruari e se vashdonte ta dashuronte me afshin e shpirtit, por ajo shprehet qarte e prere se kurre nuk do te behej e tija, sepse kurre nuk do ta tradhetonte burrin e saj i cili kishte pasur aq shume besim tek ajo dhe e kishte pranuar per grua.

Lexo analizen e letres se Tatianes ketu: http://essematura.blogspot.co.uk/2012/10/letra-e-tatianes-koment-dhe-analize.html

Lexo analizen dhe komentin e plote te vepres ketu: http://essematura.blogspot.co.uk/2012/10/eugjen-onjegini-koment-dhe-analize.html


Subjekti : Manteli- Gogol


Në këtë novelë personazhi kryesor është Akaki Akakieviç (një nëpunës i thjeshtë,i pakët nga trupi,pak si i vrarë lije,pak si kuqal,pak si tullac aty mbi ballë,me ca rrudha në të 2 faqet).Ai punonte në një dikaster prej shumë kohësh dhe merrej me kopjimin e dokumenteve që i jipnin.Nëpunësit e rinj talleshin me të,bënin shakara,tregonin trillime për të dhe për zonjën e shtëpisë ku rrinte Akaki Akakieviçi,një plakë nja 70 vjeçe.Thoshnin se ajo e rrihte,e pyesnin se kur kishte në mendje të martohej me plakën,i hidhnin copa letre në kokë duke i thënë se binte borë.Por Akaki Akakieviç nuk fliste kurrë,vetëm kur ngacmimet beheshin aq të mëdhaja sa nuk e linin të punonte ai thoshte vetëm:"Pse më ngisni?Më lini reha t!"
Akaki Akakieviç e donte aq shume punën e tij saqë njëherë ,kur nje drejtor zemërmirë donte ta shpërblente atë për vjetërsinë në punë i dha një punë të thjeshtë,por me rëndësi më të madhe sesa puna qe ai bënte,ai e refuzoi duke thënë:"Jo,nuk e bëj dot.Më mirë më jipni diçka për të kopjuar."


Nuk përkujdesej fare për rrobat që vishte;uniforma e tij e kishte humbur ngjyrën e parë të gjelbër dhe kishte marrë një ngjyrë si të zbardhur e të kuqëremtë,sikur të ishte pluhurosur me miell.Jakën e kishte aq të ngushtë e të ulët saqë qafa,megjithëse nuk ishte shumë e gjatë,i dilte nga jaka dhe dukej si qafë lejleku.
Sapo dilte nga puna,ai shkonte menjëherë në shtëpi,hante çfarë të gjente dhe kur e ndjente se ngopej ai çohej dhe vazhdonte të kopjonte shkresat e punës.Akaki Akakieviçi nuk dilte asnjëherë pasditeve si cdo njeri tjetër por punonte i mbyllur në shtëpi.Mbasi kopjonte sa i donte zemra,binte të flinte i kënaqur,duke u menduar me buzën në gaz:ç'do t'i dërgonte vallë ,perëndia nesër për të kopjuar?Rroga e tij ishte qesharake,vetem 400 rubla ne vit.
Një ditë ai vuri re se manteli i tij ishte ngrënë e holluar si sitë në disa vende.Stofi ishte vjetëruar kaq shumë sa dukej tejpërtej,astari ishte ronitur aq shumë sa era shkonte tej e matanë.Të gjithë në zyrë talleshin me mantelin e Akaki Akakieviçit.Madje ata nuk e quanin atë"mantel",por"dolloma".Kështu që ai vendosi ta shpjerë mantelin tek rrobaqepsi Petroviç.Edhe pse Akaki i shkoi t'i lutej shumë herë që t'ia rregullonte mantelin e vjetër(kjo sepse ai nuk kishte mjaftueshëm para për të qepur një të re)Petrovici nuk pranoi dhe me disa kursime të tij dhe duke pakësuar shpenzimet e jetesës te pakten per një vit,Akaki mundi të qepte një mantel të ri.


Kur shkoi në dikaster me mantelin e ri,të gjithë e uruan dhe me këtë rast punonjësit e dikasterit u mblodhën në shtëpinë e ndihmësshefit për të pirë caj e për të luajtur së bashku.Rreth orës 12 të natës Akaki u nis për të shkuar në shtëpi,por rrugës atij i vodhën gjënë më të shtrenjtë që kishte(mantelin e tij).Për ta gjetur atë ai i kërkon ndihmë një gjenerali,i cili e trajtoi shumë keq Akaki Akakievicin.


Pas kësaj ngjarjeje Akaki u sëmur rëndë dhe pas pak ditësh vdiq.Nëpër Petërburg,nisën të hapen thashetheme se në urën Kanklin,bredh natën një i vdekur me fytyrë nëpunësi që kërkon një mantel të grabitur.Një nga nëpunësit e dikasterit e kish parë me sytë e tij të vdekurin dhe e kish njohur menjëherë se ishte Akaki Akakievici. Ky i vdekur i kishte dalë njëherë edhe gjeneralit dhe i kish marrë mantelin.Që nga ajo natë fantazma nuk u duk më.Sic duket,manteli i gjeneralit i vinte shumë mirë pas trupit.


Nga Elena

Ese letrare: 70 Vjetori i Clirimit



Kalojnë vite, kalojnë edhe shekuj e kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët në mendjet e zemrat tona, në kujtesën tonë historike. Brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë ata flamuj qe valviten rrugëve e shesheve tona të lirisë.

Liria ndërtohet me jetë, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. E popullit që synoi ta fitojë lirinë shekuj me radhë duke luftuar me gjak. Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur lart, deri në piedestalin e vetëflijimit.

Ata jetuan për ne. I kemi ne token tone te perbashket shqiptare gjithkund e gjithherë. Me një diell në gji, me një rreze në ballë. Lundrojnë mbi detin e gjakut të flijuar për liri.Në paqe e në luftë, në fushë e në mal. Sa shumë shqiptare që festojne sot për 70 vjetorin e madh te lirise se shqiponjes qe fluturon ne qiellin atdhetar. Gëzim e hare në çdo anë. Dëshmorët u ngjallën sot dhe festojnë bashkë me ne pas 70 vjetesh te lira e te qeta per Shqiperine e vuajtur e te plagosur.

Ata janë vetë liria jonë. Liria nuk erdhi nëpër rrugën e shtruar me lule.Ajo nuk erdhi si nuse me kurorë.Ardhja e saj deri te ne ishte e gjatë dhe e veshtire. Për lirinë e saj u desh luftë,mund e gjak.Këmbët e saj u gjakosën nga gjaku i luftëtarëve trima.Por jo vetëm nga ta por edhe nga gjaku i secilës moshë(pleq,fëmijë,të rinj).Ardhja e saj rezultoi me humbjen e shumë njerëzve.Dëshmorët patën vetëm një ëndërr-lirinë e cila sot vertititet e lire neper te gjitha trojet shqiptare, dielli shkelqen me shume se kurdohere tjeter ne kete dite te shenuar per Shqiperine. 
Pas 70 vjetesh me ne fund shqiptaret festojne te lumtur e te qete me zemrat e mbushura me gezim per kete dite.Shqiperia beri nje lufte heroike, nje lufte te drejte, nje lufte me shume sakrifica, me shume gjak te derdhur, me shume bij te rene. Kurre mos u harrofte sakrifica e tyre dhe qofshin perjete te nderuar ne panteonin e deshmoreve dhe martireve te ketij kombi kaq te vuajtur. Gezuar festen e clirimit!



Nga Lorena Baku, Rrogozhine 

Ese: Demokracia


Pushteti ne demokraci eshte konceptuar , si një mënyrë sundimi në një shoqëri të ndarë , pa qenë e nevojshme të përdoret forca apo dhuna.

Me nje fjale demokracia duhet te jete udhëheqje E popullit, NGA populli dhe PËR popullin.
Qe te realizohet forma demokratike ne nje shtet, nuk mjafton vetem mirefunksionimi i strukturave dhe mekanizmave institucionale, por duhet te vendoset nje raport i ndersjellte i shtetasve dhe shoqerise me shtetin. Nje shtet mund te arrije te demokratizohet, ne rast se edhe shtetasit e tij e duan dhe kontribuojne ne kete proces. 
Ashtu si individi qe mund te prishe rregullin dhe shtetin, ashtu dhe shteti mund te demtoje individin. Fatkeqesisht ne realitetin tone ndodhin te dyja... 
Edhe filozofet i kane kushtuar nje rendesi te vecante lidhjes dhe raportit qe duhet te kete shteti me shoqerine.Menyra me e mire per te njohur njerine e 
ndershem, eshte te analizosh natyren e shtetit te tij, si dhe te kerkosh se cdo te thote drejtesi ne ate shtet.
Shteti eshte i lumtur nese cdo qytetar i marre vecmas eshte i lumtur nga shteti i tij. Eshte shume e rendesishme per nje shtet qe te qeverise,dhe te kujdeset vecanerisht per qenien e tyre te lumtur. kjo menyre e te shpjeguarit te lidhjes shtet – individ , eshte nje nga menyrat me bindese dhe me objektive.
Jo vetem njeriu eshte i destinuar nga natyra te jetoje ne shtet, por edhe shteti, si cdo bashkesi tjeter, eshte krijuar me nje qellim te mire, dhe ekziston per nje qellim qe te siguroj te miren e njeriut ne shkallen me te larte, domethene jeten e tij morale dhe intelektuale.Pasi nje popull qe do te qeveriste gjithmone mire, nuk do te kishte nevoje te qeverisej.


Nga Besiana, Tirane. Faleminderit Besiana!

Thursday, August 21, 2014

Ese filozofike "Jeta"



Jeta … Nje fjale e cila permban kaq ndjenja por mbizoteron egoizmi. Egoizem si mund ta perkufizojme me nje term kete fjale e cila permban shume. Por te tille mund te quajme kohen e cila kalon pa pritur askend e duke menduar vetem per veten e saj, por koha eshte jeta. Hidh nje shikim rrotull e sheh shume gjera por thelle brenda vetes nuk e kupton pse ekzistojme e bashke me ate qe sheh dhe ti vete nuk e ke kuptuar se cila eshte arsyeja pse eksistojme e ne ate cast kupton se sekondat, minutat, ditet, javet, muajt e vitet kane ikur pa te lajmeruar e ne cast kupton qe ashtu sic koha kishte kaluar ashtu do te kalonte perseri e casti I fundit kur ti e mendon kete eshte ne castet e fundit te jetes, e ti vdes pa e kuptuar si kaloi koha e ti ike nga ajo bote pa shijuar kohen e cila duket se te tradhetoi e te lodhi. 



E kur perseri mendon per te shkuaren shume gjera do te doje te ndryshoje, por sa keq qe koha nuk te jep mundesine te kthehesh ne te shkuaren e larget e cila duket sikur te ishte dje. E perseri sheh rrotull e kerkon ndonje gje qe nuk ka ndryshuar, por jo sepse dhe ajri ka ndryshuar, dhe qielli ka levizur edhe dielli nuk te pershendet me si dikur e as pemet nuk peshperisin, duket sikur ne ato caste koha per ty ka ngrire e nuk kalon , e jane pikerisht ato caste deshperimi qe ti deshiron te mbarojne sa me shpejt. 



Nata ra e kupton qe ajo erresire kaq e thelle e pafundme edhe plot ngaterresa te shfaq para syve jeten ne te cilen jetojme, nje labirint I vertete por pa dalje, fundi I labirintit eshte vdekja e cila duket se vjen shpejt. Por dhe vdekja do tia vlente nese ata qe ti le mbrapa do te ishin te lumtur por jo , vdekja sjell vetem trishtim por eshte I vetmi cast kur ti mendon se sa dhurate e vlefshme te ishte bere por qe nuk e shijove dot se nuk dite te menaxhoje kohen. Lumturia e dhimbja jane pjese e kohes e kalojne por a do te kishte lumturi pot e mos rrinte perkrah saj dhe dhimbja, por a do ekzistonte jeta pot e mos ishin keto ndjenja?! Pergjigjen do e kerkonim ne zemrat tona e zemra do ten a thoshte… Jo nuk do te ekzistonte sepse castet e dhimbshme te bejne te kuptosh vleren e lumturise e nese e kupton vleren e lumturise do te perqafoje jeten e do te pajtoheshe me kohen. 



“Koha eshte flori” e “Jeta eshte thesar “ e kemi per detyre ti ruajme ti vleresojme e ti duam. Shih perseri rrotull tani, bisedo me kohen e jeta perseri do te te perqafoje.


Nga Lorena, Rrogozhine

Ese argumentuese/ shpjeguese: Shkronja dhe fjala në art


" Të gjitha shkrimet e tanishme kanë një karakter mbylles te cilat gjinden jashtë gjuhes së folur . Shkrim nuk është aspak një mjet komunikimi , ai nuk është një kanal i hapur përmes të cilit kalojnë vetëm qellime gjuhësore . Tërë nje çrregullim rrjedhë përmes fjalës , dhe i jep lëvizje gllabëritese që mban gjendjen e pezullimit të përjetshëm. Në të kundërt , të shkruarit është një gjuhë e materializuar që jeton në veten e tij dhe nuk ka aspak detyren t'ia besojë kohëzgjatjen e vet një vazhdimësie të lëvizëshme të përafersishme, por përkundrazi për të imponuar, nga njësia dhe hija e shenjave të tij , imazhi i një fjalë të ndërtuar para se të jetë shpikur . " Roland Barthes 

Që nga ditët e parahistorisë gjuha ka kaluar një rrugë të gjatë parlelisht me njerëzimin . Ngjarjet që ne i njohim ( falë historisë ) janë ruajtur me anë të gjuhës . Por për të folur për gjuhën unë së pari duhet të flasë për shenjat e para që shërbyen si mjet për t’a shkruar atë . Gjuha është shkruar për herë të parë me anë të imazheve tani shtatë mijë vjet midis lumit Tiger dhe Eufrat me shkrim/shenja sumeriane - Akadiane . Qytetërimet e lashta kanë lënë gjurmë të historive të tyre me anë të ilustrimeve të thjeshta “mnemotechnique”, më vonë, te ashtequajtura në formë pyke . Fenikasët ( Phoenicians) ishin të parët qe zbuluan shenjat alfabetik që përbënin njëzet e dy bashkëtingëllore .
" Në qoftë se sistemet e ndryshme të shkruarit janë lindur veç e veç në kohë të ndryshme dhe në vende të ndryshme ( Mesopotami, Egjipt , Kinë , para- kolumbian Amerikë ) , duket se të gjitha shkrimet alfabetik kanë një origjinë të vetme. Krahasimi i alfabeteve të para , duke përfshirë i proto - Sinaitic shenja me alfabetin fenikas , është shumë e dobishme . Konvergjencat në forma , emrin dhe vlerës fonetik të shkronjave i krijojë atyre një lidhje familiare te pamohueshëme. Sa i perket alfabeteve aziatike ( nuk njohim me pak se dyqind ),mendohet së datojnë gjithë qysh ne kohen e shkrimit Brahmi . Të gjitha alfabetet e botës rrjedhin nga i njëjti burim : Lindjes së Afërme . " - Autor i panjohur.

Në mesjetë alfabeti u thjeshtësua. Më parë alfabeti shkruhej në të mëdha, pas kësaj periudhe, posaqerisht ne shekullin e IX, shkronjat mund te shkruheshin ne te vogla par shkak te shpejtesisë në të shkruar si ne te lexuar.
Pesë shekuj me vonë, Johannes Gutenberg, i lindur rreth vitit 1400, shpiku shtypsen e pare në vitin 1450. Ky zbulim privilegjoi artin e te shkruarit. Që nga këtu, shkrimi në materialet e ngurta si guri, mermeri, druri, si dhe shkrimi i realisuar me dorë manuskrit po praktikohet pak e më pak. 
Gjatë rilindjes italiane, atëherë kur arti po mirrte përsipër shëndrrimin e tij nga një dije e thjeshtë si rrjedhojë talenti, në atë të saktë, si shkencë e cila ka baza në të cilat mund të mbështetej për të krijuar vepra siç mund të quheshin shkencore/ përpikta. Rilindasit italian lanë pas tyre artin e shkrirë në shkencë, që atëherë e deri më sot ato njohuri mendjendritëse mbizotrojnë dhe praktikohen me përpikshmëri për të arritur në një përsosshmëri artistike. Të gjitha këto të dhëna teorike mbi artin si shkencë e cila mund të praktikohet si shkencat e tjera, janë të ruajtura nga ana e shkrimit që shijojnë ditën edhe sot. Ky historan që morri përsipër teorifikimin e artit, dhe memorizoi atë njhet m e emrin Leon Batitsta Alberti. 
Një nga figurat më të rëndësishme të Rilindjes, shkrimtar madhështor edhe filosof, në latinishtë e toskanë, teoricient i perspektivës matematike dhe më përgjithsisht atë të arteve.
Teorite e tij mbajnë mbi ligjet e perspektivës, që u muarrën nga artistët bashkëkohor të tij për tu përgjigjur prosive dhe nevojave në pikturë.
Me kalimin e kohës, njerzimi grumbulloi libra të panumërta që shërbyen si një mjet për të transmetuar njohuritë. Për t'a shqyrtuar temën e tekstit është e domosdoshme te flasësh në lidhje me mjetin si actor/ faktor i rëndësishëm në punën e shkrimit. Tjetër ngjarje pas shtypëshkronjes se Gutenberg, ishte paraqitja e makines se parë të shkrimit në vitin 1714 nga Henry Mill. Makina e shkrimit njeh suksesin e saj më të madhë gjatë shekullit të XIX. Roli i saj thjesht administrativ kaloi shpejt në fushat e artit që ende në ditët tona nënkupton nje nxitje te madhe. 
Artisti nuk është mbyllur në një mjet të vetëm për të krijuar art me shkronja. Makina e shkrimit është një nga mjetet në mesin e shumë të tjerave. "Orgu në ujë " është një poemë figurative që është punuar në shekullin e IX-të,e cila përbën një praktikë të këtij lloj poeme edhe para kaligramit të Apollinerit. Mallarme në " Një hudhje zare nuk e çbënë kurre rastësine " krijon nje lojë mes tipografisë dhe sipërfaqes se fletës ... Dadaistët të cilët e kritikuan me anë të shkrim dhe të gjitha format e artit , luftën dhe shoqërinë borgjeze , dhe deri tek shpikja e kompjuterit , shkronja dhe fjala në art është shumë e përhapur.

Monday, May 26, 2014

Ese letrare "Vetmia,kthim ne vetvete." n.2

"Vetmia,kthim ne vetvete."

Personalisht vetmine e perceptoj si metamorfoze te gjendjes emocionale. Ne shpirte mbizoteron nje qetesi e ndikuar nga faktoret e jashtem. Individi e terheq veten drejt nje guacke ku mund te shohe me kthjellim cdo moment qe ka kaluar. Sa fjale e brishte dhe e dhimbshme tingellon kur e shqipton:"vetmi",ama kur e kupton,mbyll syte dhe paqja sundon mbi cdo qelize te tupit tone. Nje ze i brendshem te peshperet dhe te thote:Mos u trishto,jemi bashke. Ahh...kjo eshte vetvetja qe te flet dhe te magjeps.
Nje proverbe e ndan vetmine ne dy drejtime:te kendshme dhe te eger. Vetmia eshte e kendshme kur e zgjedhim vet,mirpo ajo eshte e eger kur detyrohemi ne te!Ndonjehere e adhuroj momentin kur gjendem vetem ne shtepi. Nje frymemarrje e thelle dhe...BUM!Shperthej. Jam une ajo qe vezhgon,kontrollon dhe sundon.Kendimet,kercimet,hedhjet tani me nuk jane nje problem.Ama,kjo eshte vetem njera ane e medaljes se vetmise. Ajo vetmi (qe kurre mos qofte) e shaktuar prej zhgenjimeve te realitetit,te rendon,te peshon dhe nuk te le te marresh fryme lirisht.Nje vel palumturie te mbulon...Mbyllesh ne vetvete sepse mendon se tani me nuk ndodhet asnje aty per ty.Njerezit te duken si copa akulli qe nuk kuptojne.Eshte si te them...nje flete e bardhe e mbushur plot me ngjyta dhe ngadale,me boje te zeze e mbuloj ate.Ta percaktoj vetmine nuk eshte e veshtire,ama ta zgjedh ate eshte thuajse e pamundur


Nga Iva, Kruje

Saturday, April 5, 2014

Ese krahasim kontrasti : "Makbeth-Procesi"


Njeriu ne te gjitha koherat ka qene ne lufte me drejtesine ,si brenda vetes dhe jashte saj.Vete si natyre ai e ka te pamundur te rrije i qete dhe i pa tundur ne levizjet e jetes,qofshin keto te duhurat apo te gabuarat.Me te qarte kete mendim na i japin 2 autoret F.Kafka dhe Shekspiri me veprat e tyre te famsheme Procesi dhe Makbethi.

Procesi paraqet historine e Josef K.-se paraqet historine e cdo njeriu,si trashegues I mekatit fillestar.Njeriu u debua nga parajsa dhe akuzohej se kishte mekatuar kunder ligjit burimor,ligjit te pare.Ne kete bote,njeriu po lane pasojat e mekatit original. Ai nuk e kupton nese ndodhet ne burg apo eshte I lire dhe as se cili eshte e c’pune kane te tjeret me te.Ajo c’ka nis si drame e dyshimit mbaron si drame e fatit njerezor.Jozef K iste nje nenpunes i larte banke,qe gezon respektin e pergjithshem,dhe ketu ne roman perfaqeson njeriun e ndjekur dhe te persekutuar nga nje force e erret dhe e padukshme.Duke mos ditur kujt t’i besoje dhe ku te kapet,ai ulet vete te perpiloje mbrojten e vet ne te cilen kerkon falje per cdo gje qe ka bere,duke firmosur keshtu aktin e fajesise dhe denimin e vet.Kjo force pervec se e erret eshte edhe kaq e dyshimte.Ne lidhje me Jozef K sistemi zhvillon nje process te caktuar i cili eshte llogjikisht i pa arsyeshem dhe thjesht mekani k.Por absurdi lind ne momentin kur edhe pse ky gjyq i pakuptimte merr vendimin per ta vrare,ai nuk eshte aspak i shqetesuar dhe i prêt me seriozitet Xhelatet.Kjo eshte nje zgjedhje gjeniale e Kafkes dhe tregon se drejtesia nuk funksionon sipas logjikes se njeriut,por sipas ligjit te me te fortit.Pra eshte nje sistem ku njeriu eshte I denuar te jete fajtor.Kjo gjithshtu lidhet edhe me teorine e Frojdit: Ne jete njeriu nuk ka nevoje te beje krime qe te denohet,cdo njeri mban ne koshencen e vet nje krim dhe eshte i afte ta beje ate.Edhe kur sipas te gjithe gjasave njeriu mund te denohet kot,ai ne thelb eshte nje qenie e pafajshme.Kjo shpjegon edhe pasivitetin e Jozef K gjate aktit te vrasjes.

Tema kryesore tek Makbethi ehte ambicia egoiste pa skrupuj pa meshire dhe pa ndergjegjie e cila eshte nje kuceder qe ha vetveten dhe krijon per zotin nje ferr mbi dhe.Ferri i Shekspirit eshte i bazuar mbi fakte te provuara nga eksperienca e jetes.Tragjedia e Makbethit dhe e zonjes Makbeth e perseritur qindra here ,me variante te ndryshme neper bote na provon qe ka nje gjyq dhe nje denim ketu per dhe mbi te ligun.Makbethi e di qe s’ka per ti shpetuar ketij denimi e megjjithate thumbat e ambicies nuk e lejojne ate te shkoje ne rrugen e drejte.Etja per pushtet ka hedhur hijen e saj mjegullore ne syte e Makbethit dhe Zonjes Makbeth.Jane te genjyer te dy,se s’kane qene gjakderdhes nga natyra po behen prej ambicies dhe dashurise mallengjyese qe kane per njeri tjetrin.Makbethi e do kuroren per te shoqen dhe Zonja Makbeth e do per te shoqin,duke menduar keshtu se kjo do u sjelle parajsen mbi dhe.Por ndergjegjia e tyre njerezore eshte teper e forte,dhe nuk mund ta mbytin v ec perkohesisht me forcen e vullnetit te tyre te celikte.Zeri i saj e ben Makbethin te kaloje nje nje vuajtje shume te madhe.Nuk fle,nuk qesh,nuk ndjehet rehat.sheh mankthe.Zonja Makbeth kupton gabimin dhe permbyset prej ndergjegjies se saj derisa shkon ne vetevrasje.Tragjikja ketu qendron ne vete faktinn se Makbethi dhe Zonja Makbeth e harrxhojne gjithe heroizmin e tyre per te shtypur te tjeret dhe per te vrare veten.Rruga qe hyne ishte fatale te mbaronte ashtu.Nepermjet kesaj vepre autori nga tregon se ndershmeria eshte rruga me e mire per te zgjidhur cdo gje.Ambicia gjithmone do ta na coje ne rruge qorre.Kjo teme mund te themi se eshte universale,sepse etja per pushtet ekziston ne cdo lloj kohe apo vendi. Dhe pavarsisht rrethanave,ajo te ben te ecesh ne rrugen e gabuar.

Pavarisht diferences se madhe kohore qe jane shkruar keto vepra,ne perseri mund te gjejme ne to pika takimi. Te dyja kane ne qender dramen njerezore te lidhur me absurdin.Temat e trajtuara lidhen me vete njeriun si individ qofte ky ne shek e 16 apo ne te 20,ne cdo kohe ai mund te hase probleme me drejtesine si brenda vetes ashtu edhe jashte saj.Shohim degradim te njeriut,te natyres njerezore,qofte klasicist,qofte modern.Njeriu eshte i destinuar te denohet edhe kur eshte me faj si ne rastin e Makbethit,edhe kur eshte i pafajshem ne rastin e Jozef K.Kjo eshte drama e te qenit njeri.

Monday, March 24, 2014

Analize dhe koment i vepres "Zonja Bovari" (Gustav Flober)

Veçoritë e veprës
Titulli: Zonja Bovari
Autori: Gustav Flober
Lloji: novelë
Gjuha: Frëngjisht
Koha dhe vendi ku është shkruar: Croisset, Francë, 1851-1857
Data e publikimit të parë: 1857


Rrëfyesi 
Në kapitullin e parë, shokët e Sharlit tregojnë historinë në vetën e parë shumës “ne”. Është e paqartë nëse flet e gjithë klasa apo një person. Deri në fundin e novelës, një person i tretë e tregon historinë. Megjithëse rrëfyesi duket objektiv, ai shpesh e bën opinionin e tij të ndihet, në veçanti përpjekjet qesharake të personazheve të tij të duken të sofistikuara. 

Pikëpamja

Kapitulli i parë tregohet nga perspektiva e një apo më shumë shokë klase të Sharlit. Pas kësaj, ne e shohim botën sipas syve të Sharlit momentalisht para se të prezantohet me Emën. Pjesa më e madhe e veprës tregon mënyrën se si ajo i përjeton ngjarjet, megjithëse gjithmonë në vetën e tretë dhe ndonjëherë duke na dhënë një paraqitje të shpejtë në mendjen e të tjerëve. Pavarësisht faktit që rrëfyesi e kufizon vëmendjen drejt Emës, gjithsesi, ekziston një përzierje e vëzhgimeve objektive të sjelljes së saj dhe e mendimeve subjektive pra të ndjenjave dhe mendimeve të saj. Floberi gjithashtu shpesh përdor ligjëratën e drejtë, integrimin rrëfyes të mendimeve dhe të ndjenjave pa shënime për të treguar çfarë po mendonin personazhet e tij. Pas vdekjes së Emës, rrëfimi është pothuajse objektiv.


Interpretimi

Sjellja e Floberit ndaj kësaj historie dhe heroinës së tij është i ndarë ndërmjet simpatisë dhe dhe përbuzjes ironike. Ne dimë që ai identifikohet fort me heroinën e tij sepse ai dikur tha: “Unë jam Zonja Bovari.” Simpatia e tij është e dukshme në mënyrën se si ai i përshkruan pasionet e saj dhe rrethanat në të cilat gjendet ajo. Ai është gjithashtu i vetëdijshëm sa qesharake mund të jenë përpjekjet për sofistikim nga anëtarët e borgjezisë dhe prandaj ai i portretizon shumë prej personazheve të tij si budallenj, qesharakë dhe groteskë.


Koha e përdorur

Koha e kryer e thjeshtë
Koha: Mesi i viteve 1800
Vendi: Francë, duke përfshirë qytetet Tot, Jonvil dhe Ruan
Protagonistja: Ema Bovari


Konflikti: Ema dëshiron dashuri romantike, pasuri dhe status shoqëror por ajo nuk mund t’i ketë pasi është e martuar me një doktor të shtresës së mesme.



Veprimi rritës: Ema fillon që të marrë para hua që të paguajë dhuratat për të dashurin e saj të parë, Rodolfin. Kur ai e lë atë, ajo sëmuret dhe bashkëshorti i saj, Sharli, merr edhe më shumë para hua për kujdesin e saj. Ema tashmë duhet që të marrë edhe më shumë para hua që të paguajë borxhet e saj dhe të ushqejë shijet e saj ekstravagante. Ajo zë një të dashur të dytë, Leonin, por ai shpejt lodhet prej saj.

Klima: Kreditori kryesor i Emës, z.Lërë, insiston që ajo paguajë dhe zotëron një urdhër gjykate që të konfiskojë të gjithë pronën e saj.


Veprimi zbritës: Deri në dëshpërim, Ema kërkon ndihmë financiare kudo, por nuk mund të gjejë askënd; ajo gëlltit arsenik dhe vdes. Pas vdekjes së Emës, Sharli humbet gjithçka. Ai zbulon pabesitë e së shoqes dhe vdes si një burrë i thyer. Vajza e Emës, Berta dërgohet në një filaturë pambuku. 

Tema: Papërshtatshmëria e gjuhës, varfëria e një gruaje, të metat e klasës së borgjëzisë.
Motivet: Vdekja dhe sëmundja, dritaret


Simbolet: personi i verbër, lulet e thara, taja



Paralajmërimi: Shkatërrimi financiar i Emës paralajmërohet në kapitullin e parë të novelës, kur Floberi prezanton rrezikun e financave nëpërmjet përshkrimit të menaxhimit të paaftë të anëtarëve të familjes së Sharlit. Prezenca e z.Lërë, që përpiqet për të tunduar Emën, paralajmëron natyrën e saj në rënie: ajo do ta shohë veten e saj thellë e më thellë në borxh me z.Lërë. Zhgënjimet romantike të Emës paralajmërohen gjithashtu ; me Rodolfin dhe Leonin, ne i shohim në ndjenjat e tyre ndaj Emës që nuk janë as të forta as të gjata sa ajo do të dëshironte. Përfundimisht, arseniku me të cilin Ema kryen vetëvrasjen na shfaqet gjashtë kapituj para se ajo t’i japë fund jetës së saj. 



Stili i shkrimit të Zonjës Bovari: Ironik dhe përshkrues

Stili i Floberit në këtë libër është një përzierje interesante elementesh të ndryshme. Ai është i aftë në njëfarë mënyre të të kombinojë ironinë me përshkrimin evokativ. Ne vrasës të njëanshëm të cilët janë shkatërrues në thjeshtësinë e tyre, në të cilët qesharakja e njerëzimit është e dukshme. (Shembulli më i dukshëm është rreshti i fundit:"Ai sapo ka marrë çmimin e Kryqit të Legjionit të Nderit.)
Nga ana tjetër ne arrijmë të dallojmë detaje intime, në veçanti në lidhje me gjendjen e Emës. P.Sh: Pas eksperiencës së saj të parë me Rodolfin, ne mund të ndjejmë gati “zemrën e saj duke rrahur sërish, dhe gjaku duke rrjedhur në kraharorin e saj si një lumë qumështi.” Stili i këtij libri është një kujtesë që ne jemi njerëz dhe si njerëz, ne kemi të metat tona.


Iluzioni dhe realiteti

“Zonja Bovari” e Floberit gjendet ndërmjet mënyrës se si është bota dhe mënyrës se si do të dëshironte ajo që të ishte. Kjo novelë franceze është brilante në në portretin realist të mërzisë ecila ishte tipike për Francën në këtë kohë. “Zonja Bovari” është e avancuar, revolucionare dhe kontradiktore për kohën në të cilën është shkruar. Kjo novelë pati influencë në lëvizjen e realizmit dhe modernizmit në shekujt XIX dhe XX.
“Zonja Bovari” ishte qendra e romantizmit në shekujt e mëtejshëm dhe shkatërroi mitet të cilët ishin përplasja e romantizmit me botën moderne. Floberi e trajton marrëdhënien fizike në një mënyrë të përparuar dhe modern, duke pranuar që kënaqësia fizike nuk është vetëm dëshirë e meshkujve por në mënyrë të vullnetshme mund të jetë edhe dëshirë e grave. 
I fuqishëm por i kuptuar, shkrimi i Floberit është më i miri ku bëhet fjalë për imtësira të çdo dite dhe me thellësinë e karaktereve të secilit. E fortë, e padobësuar në dëshirën për të arritur të vërtetën e njerëzimit, “Zonja Bovari” trajton dëshirën për një jetë më romantike dhe mirëkuptimin e këtij irritimi.


Papërshtatshmëria e gjuhës

Zonja Bovari eksploron mundësinë që fjalët e shkruara të dështojnë të kapin edhe një pjesë të vogël të thellësisë së jetës njerëzore. Floberi përdor një shumëllojshmëri teknikash për të shfaqur se si gjuha shpesh është një mjet i papërshtatshëm për të shprehur emocione dhe ide. Paaftësia e vazhdueshme e karaktereve për të komunikuar më njëri-tjetrin është fakti që fjalët nuk përputhen plotësisht me domethënien e tyre. Një kapitullin e parë, p.sh. mësuesi i Sharlit mendon se emri i tij është “Sharbovari.” Ai dështon që të bëjë të kuptohet emrin e tij. Papërshtatshmëria e gjuhës është diçka që Ema do ta hasë shpesh dhe ajo mundohet që ta çliroj&eu ml; stresin e saj duke u rrëfyer te prifti apo apo duke shprehur dashurinë e saj për Rodolfin. Kjo është gjithashtu e pranishme kur Sharli lexon letrën dhe e keqinterpreton këtë gjë si dashuri platonike.
Gënjeshtrat e Zonjës Bovari ndikojnë që fjalët të mos marrin kuptimin që duhet dhe bëjnë që fjalët të shërbejnë më shumë për qëllimin e errësimit të së vërtetës sesa për të treguar të vërtetën. Jeta e Emës përshkruhet si një “pëlhurë gënjeshtash”. Ajo shpik histori njëra pas tjetrës që i shoqi të mos e merrte vesh për lidhjen e saj. Në mënyrë të ngjashme Rodolfi thotë aq shumë gënjeshta saqë hamendëson se edhe fjalët e Emës nuk janë të vërteta. Floberi thekson se gështrat e të dashurvë e bëjnë të pamundur për fjalët të prekin të vërtetën .
Sensi i fortë i gjuhës është një pjesë e një reaksioni kundër realizmit të shkollës. Gjithashtu edhe Floberi ishte realist në disa sense, ai gjithashtu besonte se ishte e gabuar të pretendohej që realizmi siguronte një pikturë më të mirë të jetës sesa romanticizmi. Floberi përdor disa përshkrime romantike ironike që të sigurojë një tension ndërmjet aspekteve reale të jetës dhe eksperiencës së ngjarjeve të karaktereve të ndryshme. Floberi kombinon romantizmin ironik dhe tregimin realist letrar në veprën e tij.


Pafuqia e një gruaje 

Shpresa e Ema Bovarisë që fëmija i saj do të ishte një mashkull sepse “një grua është gjithmonë e penguar” është vetëm një nga momentet ku Floberi demonstron një mirëkuptim të lehtë mbi vështirësitë e gruas në këtë kohë. Ne shohim përmes Emës sesi meshujt që rrethojnë Emën zotërojnë fuqinë që të ndryshojnë jetën e tyre për mirë ose për keq, një fuqi që asaj i mungon. Edhe Sharli ndikon në pafuqinë e Emës. Përtacia e tij ndalon atë prej të qënit një doktor i mirë, dhe paaftësia e tij e ndalon nga avancimi në një shkallë më të lartë që mund të kënaqte ambicjen e Emës. Si rezultat, Ema ka ngecur në një qytet pa shumë para. Rodolfi, i cili zotëron f uqinë financiare që ta largojë Emën nga jeta e saj e varfër, e braktis atë, dhe si një grua, është e paaftë të largohet vetëm. Leoni fillimisht ngjason me Emën. Të dy janë të shkëputur nga jeta e qytetit dhe të dy ëndërrojnë gjëra më të mira dhe më të mëdha. Por duke qenë se Leoni është një burrë, ai ka fuqinë që ta realizojë ëndrrën e tij të largohet nga qyteti, kurse Ema duhet të qëndrojë e lidhur pas një burri dhe një fëmije.
Sidoqoftë, struktura morale e novelës kërkon që Ema të mbajë përgjegjësitë për veprimet e saj. Ajo nuk mund të fajësojë për gjithçka burrat përreth saj. Ajo lirshmërisht zgjedh që të mos jetë besnike ndaj Sharlit dhe tradhtitë e saj e çojnë Emën në një fund. Nga ana tjetër,në situatën e Emës, dy zgjidhjet e vetme që Ema ka janë ose të mbajë të dashur ose të qëndrojë besnike në një martesë të kotë. Kur Ema martohet me Sharlin, zgjedhja për të kryer tradhëti bashkëshortore është mjeti i vetëm që ka Ema për të ushtruar forcë mbi fatin e saj. Ndërsa meshkujt kanë fuqi në pasuri dhe pronë, e vetmja pasuri që Ema ka për të influencuar të tjerët është trupi i saj, një formë pasurie që ajo mund ta tregtojë në fshehtësi me çmimin e turpit dhe me shpenzimin e mashtrimit. Kur ajo kërkon dëshpërimisht për para që të paguajë për borxhet e saj, burrat ofrojnë para në këmbim të ndereve të dashurisë së Emës. Gradualisht, ajo përpiqet ta fitojë mbrapsht Rodolfin si një i dashur nëse ai i paguan borxhet e saj. Vetë akti final i vetëvrasjes është bërë i mundur nga një veprim i kryer me sharmin e saj, i cili i drejtohet Justinit, që Emën të marrë arsenik nga ena ku mbahet. Edhe për të marrë jetën e saj, ajo duhet të përdorë fuqinë e sharmit të saj, që të përdorë dashurinë e Justinit në mënyrë që ta bindë atë për të bërë atë qe ai dëshiron.

Nga Oligerta, Shkoder.

Tuesday, March 4, 2014

Ese: Si e perfytyroj une te ardhmen time?


Sa shpejt qe iken jeta ! Ajo hap krahet e saj te brishte dhe merr fluturimin e larget per te na cuar ne horizonte te panjohura per ne. Momentet zgjazin kaq pak sa nganjehere me duket se lumturia te rreshqet nga duart pa e kuptuar aspak dhe nga femjieria jeta mbetet vec nje kujtim i embel dhe i ngrohte qe te ngjadh shume nostalgji.Koha ecen edhe pse ne nga njehere nuk duam. 


Shpirti na kerkon qe perhere te mbetemi femije te ngelimi te vegjel e te pafajshem te vrapojme mes luleve duke qeshur e kenduar te kapur per dore . Por gjerat ndryshojne befasisht dhe ne te gjithe bashke me to.Troket ne dere ai cast kur bota merr te tjera ngjyra gjithcka na duket me e madhe ,e tashme jemi rritur. Ne zemren e brishte ndizet nje drite e re e forte e shkelqyer e na duket se jeta vec ne na pret , ta ndjekim ta pushtojm fort ne krahe , ti flasim cdo deshire cdo enderr ti japim te ardhemn tone . Sa plane sa mendime e ide na vlejne ne shpirte qe duanm te shperthejne , te lulezoje , te tregojme q e jemi ketu se e duam boten , i duam edhe njerzit . 

E ardhmja na duket kaq magjike e mistershme sa mezi presim te zgjasim duart e ta perkellelim ta bejm tonen te jetojme cdo cast te saje me pasion e entuziasem ,te ndjejme lumturine por edhe lotet. Cdo dite zgjohemi me nje enderr te re , cdo mengjes nje tjeter ylber duam te kapercejme ,kurre nuk ngopemi ,se per ne gjerat jane kaq te bukura krejt te verteta. Ajo qe gjithmon kam dashur te bej ne jete eshte te jem nje mjeke per femijet . Asgje nuk ka per mua me te rendesishem se sa te gjendem mes femijeve qe kan fatin e keq te vuajne aq shume. Eshte kaq e bukur te ndihmosh krijesa aq te vogla e te embla , t'iu falesh nje buzqeshje t'iu dhurosh nje shprese per nje te ardhme qe gjithcka te jete me e mrekullushme.

 Secili nga ne ne kete bote e do pak ngrohtesi dhe do ishte kaq e vecant te mund t'ia dhuroja dikujt aq me shume vogelusheve fate keq. Sikur te mos ishin endrrat e te vegjelve vetem trishtim do te ndje hej kudo se iluzionet tona e mbajne shpresen te gjalle bejne qe nje diell i dyte te shkelqeje fort mbi njerzine . Jeta do ishte krejt fantastike sikur te jetohej me endrrat e brishta te nje femije.

Nga Anisa, Shkoder

ESE Meditative: “Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdine ka nevoje per zemer njerezore qe e cmon dhe e do”


Realiteti njerezor tregon dhe pranon qe ka njerez qe per merita, per vlera apo per arsye te vecanta kane shkelur podiumin e lavdise, e kane pushtuar ate me gjithe forcen e tyre.Ka njerez qe I njohin k
Skene nga filmi 'Portreti i Dorian Grait', i
 cili trajton kete teme.
eto cilesi, por ka dhe nga ata qe nuk e kane njohur kurre me pare. Por keta njerez vertet nuk I kane njohur keto lavdime por kane pasur prane njerez qe I cmojne dhe I duan, sepse shum njerez mendojne se lavdimet jane thelbi I lumturise.por harrojne se lavdimet jane si nje “kuceder” qe ha njerez. Lumturia nuk mund te blihet me asgje. Lavdi mund te rezatosh po jo lumturi.


Mik I mire eshte ai qe e degjon zemren e mikut te tij nen poteren e dellgeve te jetes dhe jo ne qetesine dremitese te yjeve.Jeta, eshte si deti ku njeriu niset nga nje breg dhe asnjehere s’arin ne bregun tjeter. Gjithnje mbytet midis dy brigjeve.bota te duket bosh kur te gjithe te braktisin. Eshte e veshtire te jetosh me persona te cilet te duan vetem per interes. Vertet ata njerez nuk e kane provuar lavdimin por kane ne krah persona qe I duan ashtu sic jane, kurse keta njeres qe kane hypur ne podiumin e lavdise vetet mund te kene para , fame por I mungon lumturia. Lumturia nuk mund te blihet me asgje, notat e lumturise nuk jane gjithmone ne doren tone. Keta njerez kane shume nevoje per persona qe ti duan me gjith zemer, me zemer te paster dhe jo per interes. 

Gjithmone lind dhe egziston nevoja e pranise se dikujt e cili te ngroh me pranine e tij njelloj sikur je afer nje vatre zjarri. Gjithnje eshte e nevojshme dashuria se pa te nuk ka jete, nuk ka kuptim as fjala lavdi . Edhe kur je njeriu më me fame , më me lavdi duhet prania e nje zemre njerezore qe te te tregoje ne cdo moment se cili je , te te tregoje vlerat qe ti ke, duhet nje zemer qe te cmon e te do perjetesisht, te mbush me dashuri dhe te frymezon per te ecur perpara ne rrugen me te drejte, te ndershme dhe te pa gabuar , qe te qorton ne momentet e duhura , te keshillon dhe inkurajon.
Sa mire qe diellin e ka ne dore natyra, sepse pot a kishin patur njerzit , kushedi se cfare do te benin me te.

Nga Erinda, Korce

Wednesday, January 29, 2014

Ese argumerntuese: Lendet shkencore parapelqehen me shume se ato natyrore.

Shkolla ! Shtepia e dijes !Ajo e cila mban gjithmone dyert hapur,e qe ne “tryezen” e saj servir “ushqimin”me vlera te pacmueshme , dijen ,per te gjithe “udhetaret” te cilet ndalojne aty.Shkolla!.Aty ku zhvillohen shume lende shoqerore,natyrore dhe shkencore,te cilat pasurojne bagazhin tone mendor vit pas viti. Vendi ku kalojme pjesen me te madhe te kohes sone ,si dhe vendi ku hedhim themelet e sigurta per te ardhmen tone.Aty ku bashkohet natyra dhe shkenca,thjesht aty ku mesojme te panjohuren si dhe njohim me mire te njohuren.
Bera nje paranteze per rendesine dhe kontributin e shkolles ne formimin tone intelektual dhe shoqeror,per tu ndalur me pas tek lendet qe zhvillohen,tek premisat,aspiratat apo tek te preferuarat ore ,kjo edhe ne varesi te vullnetit ,deshires apo thjesht gjetjes se vetvetes tek nje lende e caktuar. Nje rol te rendesishem luan ajo se cfare ne “enderrojme” apo presim nga vetja ,per nje te neserme,karrierre apo profesion. Shpesh-here ne ,nxenesit nuk shkelqejme ose nuk jemi “elitare”ne te gjitha lendet,por mbajme me me “hater”,ato lende ku ne japim maksimumin tone,dhe kete gje e bejme me deshire. Shume priren drejt lendeve natyrore:fizike,kimi,biologji te tjere priren te lende ekzakte ,shkencore :matematika. Po pse ne pergjithesi nxenesit priren me shume te lendet shkencore,p.sh te matematika dhe jo te lendet shoqerore apo natyrore?Shpesh-he re kemi degjuar shprehjen qe : “Matematika eshte lende me te lindur”te jete e vertet kjo?S’besoj,cdo dite e me shume po vihet re nje tendence drejt zgjedhjes apo mesimit te saj. Ndoshta pikerisht ato misteret e saj ,enigmat e perhershme X dhe Y ,qe asnjehere nuk i gjen,qe ka plot te tille ,te terheqin me misterin e tyre,drejt zgjidhjes. Pikerisht ai X dhe Y i fshehur ne nje ekuacion qe ne pamje te pare te duket krejt i thjeshte ,te mban ngjitur pas vetes per ore te tera ,derisa i gjen,dhe ne fund te japin kenaqesine e fitimit,triumfit te nje cmimi “note te mire”.Pikerisht ky “germim”i se vertetes ,ngjit pas vetes shume nxenes te cilet ju pelqejne veprimet matematikore,me shume sesa fjalet “pergjithsuese” te nje leksioni biologjie p.sh.Ata jane te sigurte qe 1+1 bejne 2 dhe nuk ka variant tjeter dhe nuk ekziston ndonje Njuton,Paskal apo ndonje tjeter te kete thene ndryshe.Pikerisht ,te qenurit strikt ne ate qe thuhet,”te kursen” te mbajturit mend te ligjeve te ndryshme te fizikes,kimise apo biologjise. Lendet shkencore kerkojne pak fjale dhe shume veprime,ndryshe nga lendet natyrore te cilet kerkojne shume fjale.. Nje arsye tjeter mund te jete qe lendet shkencore ka vetem nje variant ne zgjidhjen e problemeve te tyre,,nuk ekziston nje i dyte,e kunderta p.sh mund te ndodhe ne lendet e tjera ku mund te ekzistojne shume variante ne lidhje me nje ceshtje apo nje “ekuacion”te caktuar ,dhe ke veshtiresi ne gjetjen e tij.Tjeter e mire e lendeve shkencore,e cila mund te jete nje arsye qe nxenesit priren me shume tek keto te fundit eshte:Mosmbajtja mend e shume perkufizimeve,termave apo emrav e te autoreve te shumte ,nderkohe qe te matematika ka veprime strikte,fikse dhe ndoshta “ligji”me i rendesishem i cili duhet mbajtur mend eshte “Teorema e Pitagores” e cila edhe kjo ne vetvete mban veprime matematikore,ku edhe po nuk t’u kujtua emri i saj,mjafton veprimi matematikor dhe problemi zgjidhet. Pra nuk nevojitet “mbajtja” mend e matematicienve per te zgjidhur pikepytjet qe mund te lindin. Arsye tjeter mund te jete noshta edhe numri i vogel I “mesuesve” qe ka ekzistuar para disa viteve,te cilet kane dhene lendet shkencore,dhe vihet re nje tendence ne rritje e atyre te cilet kerkojne cdo dite e me shume “ gjetjen” e X apo Y-se.Ndoshta edhe pse lendet shkencore,matematika p.sh nuk kerkon prova laboratorike te biologjise apo te fizikes,reaksione kimike te kimise per te gjetur nese ky element kimik bashkevepron ose jo me el ementin tjeter.,nderkohe qe te matematika te gjitha numrat e “gjejne veten te njeri-tjetri”mjafton vetem te kryhet veprimi mes tyre qofte ky mbledhje,zbritje,shumezim apo pjesetim. Ndoshta sepse llogjika e perdorur ne matematike(jo se mungon te lendet tjera)por rruga deri ne gjetjen e te panjohures ,te terheq ne vetvete,dhe shpesh-here ndoshta i perngjason atyre problemeve qe na parashtrohen dita-dites ,qe edhe pse nuk kane veprime matematikore,duhet te ndjekin nje rruge me “shenja sinjalistike”pra nje vije llogjike deri ne zgjidhjen e problemit,perfundimisht. Gjithashtu nje arsye tjeter mund te jete edhe qe sot,ne kapitalizem,me zhvillimin e ekonomise dhe levrimit te hapesirave te reja per pune,shume nxenes jane te prirur drejt turizmit,ekonomise,

kontabilitetit,apo edhe finances, ku baza ,A-ja e tyre eshte matematika. Pra nje arsye e forte eshte edhe “ftesa”qe ju ben tregu ,per tu bere te sukseshem ne hapat e metejshem,qofte ne bisnes,banke,apo edhe ne inxhinieri ndertimi. Te gjitha keto arsye qe permenda,mes shume te tjerave noshta kane luajtur nje rol thelbesor ne parapelqimin e lendeve shkencore ndaj atyre natyrore,kjo jo per te zbehur rendesine dhe vleren e “natyres” po thjesht qe shkenca ekzakte ka zere me teper vend ne “oazet” e mendjes te secilit prej nesh.
Por pavaresisht kesaj vlen te permendet faktit qe per te qene nje njeri i sukseshem si ne natyre,shkence apo shoqeri duhet te kesh njohuri nga te gjitha,te mbushesh ate “oqeanin” tend te dijes me “pika”njohurie nga te gjitha fushat ,pavaresisht faktit se cilat pika peshojne me shume ne nje te ardhme te afert. Oqeani yne i dijes ka nevoje per “pika” njohurie,sado qe te vogla te jene keto te fundit,sepse pa to ,qofte edhe per mungesen e nje te vetmes do te ndihej i “vogel” dhe jo i afte per te “perplasur valet”ne “brigjet” e jetes. Me nje “oqean” te pasur dijesh do te jemi gjithmone te zote,te afte per tu bere “kapiten”te forte anijesh,(te papriturave qe na vendos jeta).



DERGUAR NGA: MERI TIRANE

Friday, January 3, 2014

ESE Reflektuese: Unë votoj, për vete...

Jetojmë në një shtet i cili është në zhvillim e sipër dhe sfida më e madhe për shtetin tonë është zhvillimi me ritme të shpejta duke u bërë një shtet i zhvilluar. Duhet të pohojmë se për të arritur këtë status duhen kapërcyer shumë “pengesa” të larta dhe dinake, të cilat nëse nuk i kushton vemendjen e duhur, të fusin në kurth dhe detyrimisht, bie në grackë. Prandaj për vigjilencë, përkushtim dhe seriozitet, shteti ynë ka përcaktuar disa “koka të arta” të cilat, përmes propagandimeve dhe fjalëve imponuese, të bëjnë të besosh që mund ta ngrenë shtetin tonë në një nivel të barabartë me shtetet e tjera elitare dhe “kryelarta.” Këto persona, të cilët konsiderohen si persona me mja ft vlerë për qytetarët e vendit, që t’i provojnë popullit sesa të aftë janë dhe sesa aftësi kanë që ta çojnë vendin përpara, kanë vetëm një pengesë në ushtrimin e aftësive të tyre dhe kjo pengesë mund të hiqet vetëm nga populli.
E kam fjalën për votën, të cilën unë personalisht e konsideroj si një “kult” mjaft të shenjtë për mbarëvajtjen e vendit tonë, pasi vota është synimi i përbashkët i qytetarëve drejt zhvillimit. Se kush më intereson mua për të votuar nga këto “misionarë të së ardhmes”, ajo është puna ime. Është e drejta ime të votoj kë të dua dhe për zgjedhjen time kam arsyet e mia pavarësisht se ç’mund të mendojnë të tjerët. Ëshë detyra e këtyre “misionarëve” që t’ia imponojnë votën kundrejt tyre, qytetarëve. Kjo është zotësia e tyre, por detyra ime është që t’i besoj njërit prej tyre duke i dhënë “çelësat e shtetit” në dorë për n jë jetesë më të mirë. Ajo ç’ka më intrigon është se si munden qytetarët që të “shesin” votën e tyre pa patur asnjë pikë turpi e pa i vrarë ndërgjegja. Vota është e lirë, e përgjithshme, e barabartë për të gjithë, e drejtpërdrejtë dhe e fshehtë. Vota është e vetmja pronë e qytetarit, duke filluar nga më i varfri deri te më i pasuri, me anë të së cilës mund të bëhesh shkak për zhvillimin e vendit tënd, pa patur asnjë lloj detyrimi monetar. Prandaj them se vota është e shenjtë, pasi lejon cilindo të marrë pjesë në luftë, por pa u dëmtuar. Dihet se vota të cilën unë ia besoj atij që mendoj se përmbush kriteret për ta çuar shtetin një shkallë më sipër, pres të më kthehet në vepra, por kjo nuk do të thotë se gjithmonë dal i fituar me vendimin tim. Ka raste dhe kur zhgënjehem, por kjo nuk do të thotë se unë nuk ia vlen të votoj më. Përkundrazi, kjo më shtyn që të rrezikoj dhe të votoj për “dikë” tjetër, i cili ka një program më të besueshëm dhe më të realizueshëm drejt zhvillimit të vendit tim.
Unë votoj për vehte sepse nëpërmjet votës unë përfaqësoj vehten time, pikëpamjen time, besimin për zhvillim dhe integrim. Vota është një letër e vogël për nga përmasat, por e madhe për nga rëndësia, aq e madhe saqë nëse i adresohet personit të duhur, mund të bëjë mrekullira. Prandaj vota duhet të vlerësohet, sepse është prona personale e çdokujt prej nesh, e cila nuk jepet me qera, nuk jepet hua dhe as nuk shitet. Duhet t’i japim votës vendin që i takon, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta ngremë shtetin tonë në piedestal duke e bërë jetesën tonë më frytsjellëse, produktive dhe të drejtë.


NGA: Erblin Zekthi

ESE Letrare: Misticizmi ne zhanrin historik

Misteri, ai element qe i jep jete letersise ne parim, eshte gjithashtu pothuajse inekzistent ne disa rryma te ketij arti. Shkrimet e tipit romance, fantazi, triller e horror e kane mistiken baze te tyren. Sidoqofte nje rryme e ka kete tipar krejtesisht te zbehur, e shpesh here te padukshem. Kjo rryme do te perfshinte llojet e zhanrit historik.
Arsyeja kryesore qe zhanri historik ka nje mungese te forte misteri, eshte sepse historia pak a shume njihet nga pjesa derrmuese e lexuesve. Fundi i ngjarjes dihet. Lexuesit kryesisht nuk kane kureshtje apo deshire te shpenzojne kohe me nje shkrim te gjate, qe ne fund dihet si mbyllet. Sa i mistershem mund te jete „Jul Cezari“ i Shekspirit? Fare. Dihet nga historia se Cezari u vra nga nje komplot prej disa senatoresh romak, te cilet vetequheshin Liberatore, protagoniste prej tyre Bruti dhe Kasi. Shekspiri sjell perseri te shkuaren, duke i qendruar besnik fakteve historike, qe e ben shkrimin pjeserisht jo-mistik. Them pjeserisht sepse misticizmi ne kete rast nuk eshte zhdukur teresisht por ka jetuar vetem ne aspektin e zhvillimit te ngjarjes. Nje shkrim letrar me baze historik, kurre s’mund te merret 100% si i mireqene. Te tilla vepra vertet i qendrojne besnike fakteve qe njeh historia, por trillojne nje alibi te gjate se si u arrit deri ne perfundim, dhe kjo per shkak se askush nuk ka prova fikse per kete ure mes ngjarjeve. Shekspiri trillon dialogjet mes Brutit dhe Kasit, trillon endrren paralajmeruese te gruas se Cezarit dhe trillon shume nga detajet e vrasjes. Pra, kureshtja e nje lexuesi konsiston vetem ne keto alibi jo-reale qe autori simulon per te arritur ne piken ku duhet.

Megjithate, jo gjithe shkrimet letrare me baze historike i humbin vlerat mistike. Mjaft qe te trajtosh nje teme te pakapur me pare, dhe te mos i perqendrohesh historise ne plan te pare, por nje aspekti origjinal te saj. Ismail Kadare tek „Keshtjella“ sjell nje risi krejt origjinale. Synimi i tij kryesor nuk eshte thjesht te jape nje informacion te detajuar si ndodhi rrethimi i Krujes, por te paraqese kendveshtrimin e nje turku per Shqiperine, konkretisht Tursun pashait. Vertet rrethimi mund te mos jete ndonje mister i rendesishem per lexuesin, per arsye se eshte trajtuar ne disa vepra te tjera, por romani ofron me teper se kaq. Ofron te parit e Shqiperise dhe shqiptareve me syte e nje komandanti osman, kur deri dje na jane servirur vetem kendveshtrimet sipas shqiptareve. Perseri ka nje paradoks te konsiderueshem. Kadare s’ka asnje fakt se si nje turk e shihte luften. Fakte sot s’mund te gjejme as sesi vete shqiptaret e shihnin, aq me pak popullsia kundershtare. Perseri trillim. Lexuesi eshte i vetedijshem qe shkrimi nuk ka nje vertetim bindes. Sidoqofte, ideja e dickaje origjinale, qofte dhe jashte reales, e ben lexuesin kureshtar.

A jane te destinuar romanet letraro-historike te mos kene kurre misticizem ne plan te pare? Nje rryme si fiksioni historik, ne te cilin personazhet kryesore jane te trilluar, ama qellimi i shkrimit eshte te nxjerre ne pah nje dukuri te se shkuares, ka me shume gjase te dale i mistershem. Ngjarjet e trilluara kane bazen e vet reale ne histori dhe me disa ‚zbukurime’ pikante nga autori mund te krijojne goxha emocion. Njekohesisht lexuesi behet kureshtar dhe adapton nje sasi te bollshme informacioni nepermjet ketij nen-zhanri. Nje shembull i perkryer eshte „Tre musketieret“, nje novele e famshme qe ben fjale per nje periudhe historike ne France, e ku personazhet paresore jane te trilluar. Eshte nje veper me vleresime nderkombetare, ku balancohet letersia me historine. Kjo novele i ve theksin ngjarjes se trilluar, ama ne sfond paraqet ne menyre perfekte situaten politike ne Francen e asaj periudhe.

Eshte i cuditshem fakti se si nje lexues i cfaredoshem ka me shume kuriozitet per dicka te sajuar, sesa per dicka reale. Shkrimet puro-historike nenvleresohen, konsiderohen te merzitshme. Kjo rrethane i detyron dhe vete historianet te adaptojne ne veprat e tyre letrarizma vetem e vetem qe shkrimet e tyre te lexohen. Ne cdo minute qe kalon pastertia e historise behet me e padukshme dhe kjo eshte per te ardhur keq.



NGA: Kris Hasa