Wednesday, February 20, 2013

ESE: Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?

Cdo te ndodhte ne shoqerine njerezore nese lirise do ti mungonte morali ?


Bota ne te cilen jetojme, shoqeria njerezore e se ciles jemi pjese gjate gjithe kohes se  ekzistences se saj ka krijuar rregullatoret e vet per te mbijetuar. Pjese e ketyre rregullatoreve jane kodet ligjore, ato morale, pse jo edhe feja. Me ane te ketyre shoqeria njerezore kufizohet; jo ne nje konotacion negativ, por kufizohet ne te kryeren e gjerave jo njerezore. 



Por cfare do te ndodhte nese kete shoqeri ne do ta linim ne liri te plote, pa ligje, fe apo moral? A do te vazhdonte te ekzistonte ende apo do te ishte shfarosur?



Kur analizojme kete pyetje e para gje qe na vjen ne mend eshte: cfare eshte morali ne vetvete?  Ne nje kuptim te gjere morali eshte aftesia e nje personi per te dalluar veprimet te mira nga ato te keqija. Problemi i etiketimit te nje veprimi i mire apo i keq varet nga kultura, nuk mund te themi qe eshte objektiv, pra ai ndryshon ne vende te ndryshme. Shpesh here shoqerite me te prapambetura i quajne ato me te civilizuarat si amorale apo te shthurura. Kjo vjen nga pasoja te ndryshme, por kryesisht mund te themi qe kodet e tyre morale jane me te ngurta. Nje kod moral mund te shihet si nje permbledhje se cfare besojne njerezit qe mund te te beje nje njeri te mire. 
Morali i brendshem ashtu si kodet morale te nje shoqerie na ndohmojne te mos kryejme veprime jo njerezore, si per shembull te vrasim dike pa arsye.

Por realisht cfare do te te ndodhe nese nuk ka moral? Padyshim pergjigja eshte hipotetike, bazuar ne analizen e mesiperme te asaj cka quajtem moral. Ne nje shoqeri krejtesisht te lire, pa kufi ligjore dhe morale do te mbreteronte kaosi. Asgje e mire nuk krijohet kur nuk ka rregulla. Njerezit do te vrisnin njeri tjetrin pa arsye dhe askush nuk do ta ndalonte. Ndoshta dhe fenomene me te erreta si kanibalizmi, perdhunime etj. Imagjinojeni vete: te mund te kishit ne dore gjithcka dhe te mos kuptoje cfare eshte e mire dhe cfare e gabuar. Kjo shoqeri do te ishte e destinuar te zhdukej ne nje hark kohor shume te shkurter. 
Kur hedhim nje sy nga mbreteria e kafsheve shohim qe sado kaotike mund te duket ne pamje te pare, ajo realisht funksionon mjaft mire. Kafshet e njohin moralin dhe e respektojne. Kur ne ushqejme nje qen, ai vjen dhe na lepin doren; shenje mirenjohjeje nga ana e tij ndersa kur i gjuajme me gur ai na sulmon. Kjo tregon qe qeni e kupton se cfare eshte e mire dhe cfare e keqe, pra dhe kafshet kane rregullatoret e tyre.

Si perfundim mund te themi qe nje shoqeri te jete e afte te ekzistoje ne rradhe te pare e me as te perparoje ka nevoje per rregullatore si ligji, morali etj. Sigurisht qe ka lirine e saj, por sic eshte dhe pika kryesore e te drejtave te njeriut: liria jote mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Ne nje shoqeri pa moral dhe pafund liri, nuk do te ishte e mundur te jetoje.

Saturday, February 9, 2013

Test matura, Shkolla Artistike , 2011


PJESA I
Martesa e Halilit
(fragment)
I- T’tanë për darkë Muji i ka ndalë.
Kqyr shka bani Gjeto Basho Muji
u ka vu nji barrë dru t’vogël n’zjarrm,
tre qind vetë pr i herë m’u xe.
At’herë trimi u ka avitë bucelat,
at’herë trimi u ka avitë fucijat;
i’n bucelat plot raki,
i’n fuçijat plot venë.
Sa shpejt frima burrave u ka ardhë,
sa shpejt gjaku trimave po u xehet!
Kanë marrë llafin e po llafiten,
kanë marrë gazin e po gazmojnë,
Kanë nisë trimat Mujin p’e pvetin;
“N’votër tande kem’ qillue,
mos na ki randë për nji fjalë:
pash nji Zot, Muj qi t’ka dhanë,
qysh Halilin s’e martove?„
……………………………
II-“S’e kam lanë për pare pse nuk pata,
s’e kam lanë, për vashë pse n’u mund hasa,
s’kam dashtë vetë m’u martue!”
“Pa ndigjo, more djalë ti djalë,-
ka folë plaku Osman Aga.-
Ditë e madhe nesër ka qillue,
tridhjetë agë kanë me u bashku,
tridhjetë vashat t’i kanë pru:
njat ma t’mirën ke me e zgjedhë.
Tridhjetë agë për hajr ta bajmë”.
S’pe len djali plakun ma me folë:
“Zoti u vraftë, more agt’ e Jutbinës!
Nji be t’madhe qi kam ba,
qi, ja martohem me gur e dhe,
ja e kam marrë Tanushën e Krajlit!„


Për pyetjet nga 1-7 rrethoni vetëm alternativën e saktë.
1. Si paraqiten ngjarjet në këngët e Ciklit të Kreshnikëve?
A) të thjeshta
B) të ndërlikuara
C) të hiperbolizuara
D) të zvogëluara

2. Cikli i Kreshnikëve përbëhet nga rapsodi ku u këndohet bëmave:
A) të dy personazheve kalorsiakë
B) të heronjve romakë
C) të heronjve grekë
D) të dy vëllezërve dhe 30 shokëve të tyre

3. Figura tingullore e përdorur në vargjet:
At’herë trimi u ka avitë bucelat,
At’herë trimi u ka avitë fucijat, është:
A) asonanca
B) aliteracioni
C) onomatopeja
D) anafora


4. Cikli i Kreshnikëve merr formën e këngëve legjendare nga:
A) prania e elementit të kuvendimit
B) përfshirja e qënieve përrallore
C) prania e natyrës së qetë
D) kontradiktat midis grupeve shoqërore

5. Cili nga elementët e mëposhtëm i jep muzikalitet fragmentit?

A) krahasimi
B) epiteti
C) përsëritja
D) hiperbola

6. Folja në vargun: Zoti u vraftë, more agt’ e Jutbinës!, është në mënyrën:
A) dëshirore
B) dëftore
C) kushtore
D) lidhore

7. Figura e Mujit në këtë fragment karakterizohet më shumë nga fakti që ai:
A) shfaq mençuri dhe vlera etike si i pari i familjes
B) gëzon të drejtën për të folur si vëlla i Halilit
C) nuk mundet të shprehet bindshëm mbi problemin që diskutohet
D) e merr fjalën në kuvend në momentin më të keq
8.
a) Gjeni në fragment një rimë foljore dhe një rimë emërore.

a.rimë emërore:
krijojnë ato vargje që rimojnë me emra si:
At’herë trimi u ka avitë bucelat,
at’herë trimi u ka avitë fucijat; Etj.

b.rimë foljore: rimë foljore krijojnë ato vargje që rimojnë me folje si:
“S’e kam lanë për pare pse nuk pata,
s’e kam lanë, për vashë pse n’u mund hasa. Etj.

c. Përse shërbejnë këto rima?
Rimat i japin muzikalitet dhe ritëm këngës ose vargjeve.

9.
a) Cila është ngjarja kryesore në këtë fragment?
Ngjarja kryesore këtu është kuvendi i burrave dhe diskutimi mbi martesën e Halilit.

b)A kemi këtu ndonjë të papritur? Ç’efekt krijon ajo?

E papritura është pjesë e krijimtarisë popullore.

E papritura lidhet me vargun e fundit; Ja e kam marrë Tanushën e Krajlit!

10. Si jepet në vargjet e mëposhtme diferenca midis njeriut burrë dhe njeriut trim?
*Sa shpejt frima burrave u ka ardhë,
Sa shpejt gjaku trimave po u xehet?

Njeriu burrë paraqitet si njeri që shijon në mënyrën më të thjeshtë pijen. Kjo e bën atë më argëtues. Kënga thotë më poshtë vargjeve: Kanë marrë gazin e po gazmojnë. etj
 Njeriu trim jepet si gjaknxehtë që menjëherë merr peshë nga pija. Kjo i ndez atyre kuvendimin si në rastin e këngës. Kënga thotë më poshtë: kanë marrë llafin e po llafitin.etj.

11. Ndaluni në vargun: T’tanë për darkë Muji i ka ndalë.
Ç’tregon fakti që Muji i ka ftuar të gjithë për darkë ose t’tanë? Pse këtë rol e luan Muji?
Në cilën klasë të fjalëve bën pjesë “t’tanë“?

a) Tregon mikrpritjen etj.

b) Muji është i pari i familjes, më i forti dhe njeriut që i dëgjohet më fort fjala, etj.

c) Peremer

12. Identifikoni në fragment momentin kur flitet për traditën e gostitjes si edhe përdorimin e numrit tridhjetë. Shpjegoni rolin e tyre në mesazhin që përcjellin në këto vargje.
a) vargjet ku flitet për traditën:

At’herë trimi u ka avitë bucelat,
at’herë trimi u ka avitë fucijat;
i’n bucelat plot raki,
i’n fuçijat plot venë.

b) vargjet ku përdoret numri tridhjetë:

tridhjetë agë kanë me u bashku,
tridhjetë vashat t’i kanë pru:
njat ma t’mirën ke me e zgjedhë.
Tridhjetë agë për hajr ta bajmë”.

c) roli i përdorimit të tyre:

këto vargje ndihmojnë në paraqitjen e panoramës së asaj kohe, na japin të dhëna mbi traditat dhe zakonet popullore.
PJESA II
Balzak
Evgjeni Grande
(fragment)
*Prifti doli. Zonjusha Grande u ngjit në dhomën e vet dhe qëndroi tërë ditën vetëm, pa zbritur as për të ngrënë darkë, me gjithë lutjet e Nanosë. Në mbrëmje, kur erdhën mysafirët, ajo zbriti dhe e gjeti sallonin plot; kurrë ndonjëherë s’patën ardhur aq shumë. Lajmi i kthimit të Karlit dhe marrëzia e tradhtisë së tij, ishin përhapur në tërë qytetin. Po me gjithë kureshtjen që kishin vizitorët, Evgjenia mbajti një gjakftohtësi shembullore dhe asnjë nga brengat e brendshme, nuk u shfaq në fytyrë. Ajo u përgjigjej me buzëqeshje atyre që tregonin interes për të ose përdornin ndonjë shprehje melankolike. Nën vellon e mirësjelljes, ajo mundi ta fshehë fatkeqësinë e vet.
*Aty rrotull orës nëntë, lodra mbaroi, dhe lojtarët, mbasi i paguan borxhet njëri-tjetërit, u ngritën dhe nisën të bënin muhabet. Në çastin kur po pregatiteshin të iknin të gjithë, mbasi ish bërë vonë, ngjau një e papritur, që buçiti dhe mori dhenë jo vetëm në Somyr, por në të gjithë rrethin dhe në të katër prefekturat.
- Ju qëndroni, zoti kryetar!- i tha Evgjenia zotit De Bonfons, kur ai po merrte bastumin për të dalë. Këto fjalë prekën që të gjithë sa ishin aty. Kryetari u zverdh nga fytyra dhe u detyrua të ulej.
- Milionat shkuan te kryetari!- tha zonjusha Degribonku.
- Kjo lodër na qenka ç’na qenka! Më e mira nga të gjitha!- tha prifti.
Dhe noteri shtoi: - Këtij i doli asua me tridhjetë dhe u bë tridhjetë e një.
Gjithësecili bëri nga një lodër fjalësh dhe ndërkohë që të gjithë shikonin trashëgimtarin të hipur në një piedestal, majë milionave të saj. Drama, që kish filluar nëntë vjet më parë, po merrte fund.
*T’i thuash kryetarit në sy të gjithë botës që të rrijë aty, kjo kish vetëm këtë kuptim: se ajo e kish zgjedhur për burrë. Në qytetet e vogla vihen re shumë zakonet dhe nuk quhet e sjellshme ajo vajzë që i flet në një mënyrë të tillë një burri. Ato fjalë të dala nga goja e një vajze kundrejt një burri, përbënin premtim solemn
- Zoti kryetar, - i tha Evgjenia, me një zë mekës kur mbetën vetëm. Unë e di pse kërkoni të bëheni burri im. Betohuni se do të më lini të lirë gjatë gjithë jetës sime dhe nuk do të kërkoni asnjë nga të drejtat, që i lejon martesa burrit ndaj gruas; me këtë kusht unë jam juaja. – Kur kryetari i ra më gjunjë, ajo shtoi, - Dale se s’kam mbaruar. Unë s’kam ndër mend t’ju gënjej, zotni. Zemrën time e ka pushtuar një dashuri që s’ka për t’u shuar kurrë. Pra, bashkëshortit tim unë mund t’i dhuroj vetëm miqësinë time. Unë nuk dua as të lëndoj zemrën time, as të veproj kundër ligjeve të zemrës sime. Që të mund të quheni burri im, zot i pasurisë sime, kërkoj nga ju një shërbim shumë të madh.
- Jam gati të bëj ç’të doni ju, - u përgjegj De Bonfonsi.
*Evgjenia nxori nga gjiri i vet njëqind aksione të bankës së Francës dhe ia dorëzoi duke i thënë:
- Merrni këto një milion e gjysmë franga dhe nisuni shpejt për në Paris. Jo nesër, jo sonte natën, po tashti në çast. Shkoni te zoti De Grasen, merrni emrat e të gjithë kreditorëve të tim ungji, mblidhini bashkë dhe paguajini jo vetëm kapitalet, po dhe interesin pesë për qind që nga dita e borxhit e gjer më sot. Kini kujdes dhe merrni një dëftesë të rregullt të përgjithshme noteriale. Ju jeni vetë gjykatës dhe më mirë nga ju s’ka kush mund ta bëjë këtë punë. Ju jeni njeri i ndershëm, fisnik dhe i besuar Unë po i jap besim fjalës tuaj, dhe, nën mbrojtjen e emrit tuaj, do t’u bëj ballë sot e tutje tërë rreziqeve të jetës… Ne njihemi prej kohe aq të gjatë, sa mund të thuash se jemi të afërt. Unë nuk besoj se ju do të dëshironit të më bënit fatkeqe. Ne duhet të jemi shumë zemërgjerë për njëri-tjetrin.
Kryetari i ra më gjunjë trashëgimtares së pasur, duke u dridhur nga gëzimi dhe nga ankthi.
- Do të jem skllavi juaj, - tha ai

Për pyetjet nga 13-18 rrethoni vetëm alternativën e saktë.
13. Mbështetja në realitetin e kohës e bën veprën e Balzakut:
A) romantike
B) realiste
C) sentimentaliste
D) magjike

14. Romani Evgjeni Grande bën pjesë në:
A) Komedinë njerëzore
B) Komedinë hyjnore
C) Romanet kalorsiakë
D) Mitologjinë greke

15. Kryetema e romanit Evgjeni Grande është:
A) atdheu dhe lufta për pavarësi
B) dashuria gjatë luftës së dytë botërore
C) vdekja si fund i lumtur
D) kopracia dhe ndikimi i saj te njeriu

16. Fjalët që Evgjenia i thotë kryetarit, përbënin sipas zakonit të provincës:
A) inferioritet
B) premtim solemn
C) sjellje të zakonshme
D) pabesi të hapur

17. Fjala zemërgjerë nga pikpamja e formimit është:
A) e parme
B) e prejardhur
C) e përbërë
D) e përngjitur

18. Mënyra se si flet Evgjenia për paratë dhe veprimet me to në paragrafin e fundit tregojnë:
A) se ajo kishte ndryshuar edhe nga paraja
B) se Evgjenia ishte si më parë
C) lumturinë e pamasë të Evgjenisë
D) gjallërinë që ajo kishte fituar nga jeta

19. Gjeni dy detaje në paragrafin e parë që tregojnë mënyrën se si Evgjenia e zotëron plotësisht veten dhe shpjegoni nëpërmjet tyre ndryshimin që ka pësuar ajo.

a) Mbajti një gjakftohtësi shembullore,
 Asnjë nga brengat nuk u shfaq në fytyrë,
 U përgjigj me buzëqeshje,
 Fshehu fatkeqësinë e vet,

c) Ndryshimi që ka pësuar Evgjeni është i lidhur me natyrën e saj.
 Dikur ajo ishte shumë delikate dhe reagonte menjëherë qoftë edhe nga një e bërtitur e të atit.
 Tashmë ajo mund të fshihte fatkeqësinë e vet, pa e kuptuar njeri.
 Ajo e zotëronte veten plotësisht.
 Ishte bërë me e sofistikuar.

20.
a) Lexoni fjalinë: Nën vellon e mirësjelljes, ajo mundi ta fshehë fatkeqësinë e vet,
* Cila ishte fatkeqësia e Evgjenisë?  Fatkeqësia e Evgjenisë është e lidhur me mosrealizimin e dashurisë së saj, por edhe me vuajtjen që ajo po përjetonte nga sjellja e Karlit.

b) Me çfarë është e lidhur kureshtja e vizitorëve?

Kureshtja e vizitorëve është e lidhur me faktin se si do të reagonte Evgjenia nga lajmet mbi ardhjen e Karlit në qytet dhe thashethemet rreth tij.

21. Pse Evgjenia vendos të martohet? (Jepni dy arsye.)
Karli kthehet në qytet dhe nuk kujtohet më për të.
- Karli kthehet në qytet dhe thashethemet rreth tij shkatërrojnë plotësisht ëndrrën e saj.
- Sepse dashuria e saj e vetme mori fund, tashmë i duhej të bënte një martesë për interesa të caktuara.
- Për të pasur një zot të pasurisë së saj.
- Për t’i bërë ballë rreziqeve të jetës.
- Për të pasur një njeri që mund të mbronte atë dhe pasurinë e saj.
- Sepse kështu e kërkonte zakoni.

22. Ndaluni në paragrafin e dytë. Çfarë i çudit njerëzit që rrethojnë Evgjeninë?
a) Njerëzit që rrethojnë Evgjeninë i çudit e papritura që ishte e lidhur me kërkesën që ajo i bën kryetarit për të qëndruar pas të tjerëve. Kjo gjë mori dhenë në qytet sepse nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe kishte një domethënie të madhe.

b) Gjeni dhe shpjegoni ironinë në fjalët e priftit po në këtë paragraf

* ironia:  Kjo lodër na qenka ç’na qenka! Më e mira nga të gjitha!- tha prifti.
* pse është përdorur ajo:  Për të treguar çudinë e të gjithëve, për të treguar absurdin e lidhur me situatën dhe vendimarrjen e Evgjenisë (Karli qe kthyer me marrëzitë e tij dhe për këtë shkak Evgjenia po martohej), për të treguar kotësinë e kësaj martese e cila dihej përse bëhej, për të treguar dhe një lloj ndjesie të të gjithëve aty që dukej sikur e kishin menduar këtë gjë më parë, etj.

23. Identifikoni dy kushte që Evgjenia i vë bashkëshortit të saj të ardhshëm. Si ndihet ai nga fjalët e saj?
a) ai nuk duhet të kërkonte asnjë të drejtë mbi zemrën e saj,
 asnjë të drejtë që ia lejon martesa burrit ndaj gruas.

b) shërbimin ndaj shlyerjes së borxheve të të ungjit,
 kujdesin për të dhe pasurinë e saj.

c) Kryetari ishte i gatshëm të bënte gjithçka,
 u drodh nga gëzimi dhe nga ankthi,
 u ndje si skllav i saj,

24. Ç’përshtypje ju jep sjellja dhe veprimi i kryetarit pas fjalëve të Evgjenisë. Cili është konkluzioni që nxirrni nga shprehja e fjalëve të tij të fundit: - Do të jem skllavi juaj, - tha ai.
a) Sjellja e kryetarit është sjellja e një të binduri, e një skllavi, e një njeriu i cili bën gjithçka për të pasur nën sundim një pasuri aq të madhe etj.

b) Gjithë peshën e shprehjes së fjalëve të tij e mban fjala skllav. Ai pranon gjithë kushtet e Evgjenisë pa llogaritur asgjë për veten e tij. Bindja prej skllavi është në funksion të një interesi material shumë të madh, siç është pasuria dhe paraja.

25. Argumentoni pse dëshira e tepërt për pasuri e tjetërson njeriun.

Ese filozofike: Njeriu edhe kur e ka pushtuar lavdinë, ka nevojë për një zemër njerëzore që e çmon dhe e do




Cdo faze e jetes, cdo vit, dekade apo shekull kane folur per lavdine njerezore , per menyrat si ajo eshte fituar , per ndikimet e saj mbi jeten , mbi mendjen e njeriut gjithashtu kane folur per ato zemra qe e kane perkrahur kete lavdi.
Realiteti njerezor tregon dhe pranon qe ka njerez qe per merita, per vlera apo per arsye te vecanta kane shkelur podiumin e lavdise, e kane pushtuar ate me gjithe forcen e tyre.


Ne cdo fushe te jetes ku punohet, luftohet ose ndertohet me pune ,mund e djerse, ne menyre te ndershme apo jo , me guxim,trimeri apo jo dallohen njerez te cilet kapen fort pas lavdise e arrijne ate dhe gozhdojne kembet aq fort sa nuk shkeputen me prej saj.Ka plot njerez te cilet te njohin per keto cilesi por ka edhe nga ata qe nuk te kane pare dhe njohur kurre me pare . E te gjithe keta njerez c’bejne ?Flasin e cmojne lavdine tende ne jete.


Cdo gje eshte e ndertuar me dy ane ashtu sikurse eshte medalja nje simbol tanime i konsumuar. Edhe ne aktivitetin tend lavdioz merr pjese pozitivja ashtu sikurse edhe negativja.Pozitiviteti lidhet me merita ,vlera apo gjithcka qe ty te ben te arrish me ndershmerine e plote kete lavdi.Negativiteti lidhet me ato antivlera qe gati po shtohen shume keto dite ,lidhet me: babezine, intrigen ,me hakmarrjen . Rruga ku te cojne keto?E lehte. Ne boten e turbullt, ne cekuilibrimin e meritave dhe lavdise.Disa njerez kur ke fame apo lavdi per arsye te shpresave te ushqejne per perfitimin e tyre vetjak , te perkrahin dhe te nxisin qe te vazhdosh ne rrugen qe ke ndermare, disa te tjere per arsye xhelozie apo zilie ndonese jo hapur,ne menyre teper te maskuar mundohen si e si te zbehin lavdine . Intriga eshte ajo arme e mprehte e luftes kunder lavdise. 


Ne te gjitha peripecite e jetes pro dhe kundra gjithmone lind dhe egziston nevoja e pranise se dikujt e cili te ngroh me pranine e tij njelloj sikur je afer nje vatre zjarri.Gjithnje eshte e nevojshme dashuria se pa te nuk ka jete, nuk ka kuptim as fjala lavdi . Edhe kur je njeriu më me fame , më me lavdi duhet prania e nje zemre njerezore qe te te tregoje ne cdo moment se cili je , te te tregoje vlerat qe ti ke, duhet nje zemer qe te cmon e te do perjetesisht, te mbush me dashuri dhe te frymezon per te ecur perpara ne rrugen me te drejte, te ndershme dhe te pa gabuar , qe te qorton ne momentet e duhura , te keshillon dhe inkurajon dhe kjo zemer njerezore nuk ka emer tjeter vec :ZEMRA E NENES!


Nga Paola, Korce, Ndjekese Speciale :)

Gjenerali i ushtrise se vdekur koment dhe analize (I.Kadare)

 Roman nga Ismail Kadare.

Ne roman takojme njerez te nje populli te vogel,por krenar per luften qe ka bere, te cilet dinin te respektonin traditat,te respektonin mikun, te respektonin te vdekurit, qofshin dhe armiq. Ne roman takojme nje gjeneral te huaj, i cili kishte ardhur te marre eshtrat e ushtarve te vrare te vendit te tij,dhe nje prift qe e shoqeronte gjeneralin, duke bere ritet e fundit fetare te atyre qe nuk jetonin me.

Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik. Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre, por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Gjenerali dhe prifti rugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga eshtrat por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e historisë: me gunga, të lodhur dhe të pastrehë. Gjenerali e sheh vetveten si një ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë kanë udhëhequr ato kolona t ë pafund të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim. Por ai, ai ka ardhur t’i rinxjerrë nga harresa dhe vdekja ata që kanë mbetur”.
Zemërgur, kryelartë dhe i pavëmendshëm ndaj shqiptarëve përreth tij, gjenerali beson se misioni i tij është vetëm paqësor, por takimet e papritura të tij provojnë dhunën e mbledhur nga e kaluara, të varrosur. Çdo fjalë, çdo fakt, çdo kockë e shpërbërë merr një kuptim të dytë, dhe pastaj një të tretë: Një ushtri e tërë është shndërruar në “disa tonë fosfor dhe kalcium”, grafitet e ashpra janë përkujtues të parullave fashiste. Secila medalje e luftës në kraharorin e një shqiptari reflekton fytyrën e një ushtari të vrarë që duhet zbuluar. Gjenerali mendjemadh i deritanishëm kthehet në një oficer të vdekjes, që mobilizon një ushtri fantazmash.

Ndjenjat e gjeneralit ndryshojne shpejt dhe vazhdimisht. Gjenerali ne fillim te udhetimit te tij paraqitet i mbushur me entuziazëm për “misionin” e tij historik.Ne te njejten kohe del se gjenerali ka pritur te takoje njerez te eger dhe barbare por ndodh e kunderta sa me shume njeh nga afer popullin shqiptar aq me shume ai ka dashamiresi dhe vete kritike.Personazhet ne roman nisin te shtohen dhe kjo shton dramen e gjeneralit duke nisur sin je mision monoton, duke ndryshuar me vone me gjetjen e ditarit gje e cila le gjurme tek gjenerali dhe duke vazhduar tek dasma qe e perball gjeneralin me te verteten e hidhur. 


Skenë mjaft melodramatike eshte kur gjenerali që kryesonte misionin i gjen eshtrat e kolonelit në ballafaqimin me një plakë shqiptare (Nica), e cila e pati vrarë kolonelin me sëpatë, pasi ai i pati përdhunuar vajzën e saj 14-vjeçare, e cila pas kësaj fatkeqësie i dha fund jetës, ndërsa plaka Nicë e varrosi kolonelin tek pragu i portës së vet. Kur në fshatin e saj erdhi gjenerali italian që mblidhte eshtrat, Nica i nxori eshtrat e kolonelit të mbledhura në një thes dhe ia hodhi gjeneralit para këmbëve, në mes të një dasme shqiptare ku ai pati shkuar, i paftuar. Ketu na shfaqet dhe tragjizimi qe merr romani dhe dramaciteti qe perjeton gjenerali ne vetvete duke bere qe gjenerali te ndjeje peshen e mekatit , duke e barazuar veten me kolonelin Z ,duke u zhytur ne depresion. 


Dhe ky roman ne paraqitet i tille me ndryshime te thella psikologjike jo vetem kaq.Eshte nje udhetim neper nje vend te frikshem, te huaj dhe misterioz dhe udhetaret mesojne se nuk mund ti kapercejne kufijte e vdekjes.Nje udhetim neper boten e te vdekurve:sa me teper zgjat kjo sipermarrje e cmendur aq me e pakuptimte nis ti duket e gjitha kjo gjeneralit .Hap pas hapi te vdekurit e shkulin nga pozitat e njeriut sundimtar sic paraqitej ne fillim dhe e cojne deri aty sa ai pranon plaget qe hap lufta jane te pasherueshme. 


Nga Paola, Korce

Tuesday, February 5, 2013

ESE: Bukuria


Bukuria. Si perceptohet.




Shpesh e kemi pyetur veten ne nje pike te jetes: cfare eshte bukuria, pas te ciles thuren kaq shume poema, kenge dhe industri te tera? Pasi analizova arrita ne perfundimin qe bukuria nuk eshte gje tjeter vecse vetebesim. Shume njerez ne boten e sotme e shohin bukurine thjesht si paraqitjen e jashtme te dikujt. Dhe ne fakt nuk e kane gabim: sigurisht qe bukuria fizike ekziston, dhe madje eshte teper terheqese, godet syrin ne momentin e pare...por keto njerez shpesh deshtojne ne perceptimin e bukurise se brendshme. Vetebesimi dallohet dhe ne jeten e perditshme, kur dikush merr komplimenta per nje prerje te re te flokeve apo nje veshje te re, fillon dhe ndihet me mire, me me shume vetebesim dhe dita merr nje kthese pozitive. Vetebesimi rrit vetevleresimin tone, i cili i jep njeriut nje pikepamje me pozitive per jeten, dhe kjo nevojitet per nxjerre bukurine e brendshme te nje njeriu.
Perceptimi mbi bukurine eshte sigurisht mjaft i gjere, duke e bere nje teme komplekse, dhe prandaj ka dhe mjaft pikepamje per bukurine. Nje shembull i tille eshte nje grup etnik ne Afrike te cilet besojne qe te kesh unaza rreth qafes te cilat ta zgjasin ate, i ben te bukur. Po ashtu si ne Kine ku kembet e vogla merren si shembull i bukurise dhe njerezit kane krijuar metoda per mosrritjen e tyre. Keto jane vetem disa shembuj te disa traditave antike lidhur me bukurine fizike; te shohesh ate te brenshmen eshte nje menyre tjeter per te pare bukurine. Njerezit kane filluar te besojne qe vetebesimi dhe bukuria jane te nderlidhura. Ne kerkim te evidencave per te mbeshtetur kete argument, me erdhi ndermend nje shembull i perditshem: Kur dikush ka vetebesim duket qe ne sjellje pasi ka tendence te vishet me gjera qe i shkojne, rregullohet per tu dukur sa me mire dhe nga ana e jashtme, kujdesen per veten dhe per me teper buzeqeshin me teper. Buzeqeshjet jane gjithmone te bukura. Kur sheh qe ai vetebesim qe rrezatohet i ben te gjithe te tjeret rreth teje te ndihen me mire, kupton qe bukuria i rrethon te gjithe. 
Sigurisht bukuria eshte subjektive, por gjithcka mjafton eshte pak vetebesim dhe te jemi mendjehapur te arrijme te shohim te gjithe bukurine qe na rrethon cdo dite. Streset qe hasim ne jete ndonjehere na bejne te harrojme te shohim perreth dhe te mos perceptojme te gjithe gjerat e bukura qe na rrethojne. Le te ndalojme te gjithe nje moment dhe te harrojme gjithcka...a nuk duket cdo gje me bukur tani?

ESE: Pershkrimi i nje peisazhi

"Pershkrimi i nje peisazhi me ane te epiteteve dhe krahasimeve."

Per referim po hedh dhe imazhin te cilin po pershkruaj. 
P.S. Na falni po admini luan WoW dhe vetem kjo me frymezoi :P



Ndersa kalova shtegun e fundit te malit qe me pengonte pamjen, para meje mu shfaq peisazhi me i bukur qe me kishin zene syte. Ne sfond, diku atje larg tej shfaqeshin si siluteta gjigandesh male te thepisura, te cilat dukej sikur mprihnin majat e tyre per kedo qe guxonte ti afrohej. Dukeshin teper te vagullt, por hija e tyre e rende binte neper te gjithe luginen poshte tyre. Tek kjo lugine kalonte mes per mes nje lume i vogel, por mjaft i rrjedhshem dhe me uje te paster si kristali. Ne fushat rreth tij rriteshin bime nga me te ndryshmet qe me ngjyrat e tyre i jepnin jete te gjelbres se barit. Gjalleria e atij vendi shtohej nga zogjte e shumte, qe me flatrat e tyre thuajse magjike dukej sikur hidhnin pluhur buzeqeshjeje perreth. Vendosa te eci drejt lugines dhe sa me thelle futesha, aq me teper mahnitesha. Ishte si nje bote krejtesisht tjeter, e ndryshme nga cfaredo peisazhi qe kisha pare me pare. Ne majen e kodres me te afert shtrihej nje keshtjelle e vogel. Ndryshe nga pjesa tjeter harmonike e vendit, ajo ndillte nje hije te zeze rreth saj, sikur mbillte kob rreth e qark perimetrit. Vendosa te mos kaloj afer pasi ndjesia qe me falte nuk ishte pozitive. Nderkohohe qe ecja me dukej sikur fluturoja, aq i lehte me duket vetja. Pemet thurnin kurora gjethesh siper kokes time, me ngjyra te gjelbra nga me te emblat qe kisha hasur. Dhe keshtu vazhdova te eci....aq sa me mbanin kembet...pasi rruge tjeter nuk kisha. Nuk mund te kthehesha kurresesi pas.